Agromarket KS është shkëmbim modern bujqësor. Përmes Agromarket KS, fermerët dhe blerësit mund të ndërtojnë kontakte tregtare dhe të bashkëpunojnë më lehtë dhe më shpejtë. Ju mund të shtoni dhe shikoni ofertat, të kontaktoni fermerët përmes Chat dhe të arrini marrëveshje. Kush e përdor Agromarket KS? Secili do të gjej dicka për vete në Agromarket KS.
1
Regjistrohu duke krijuar llogari si Blerës apo Shitës ne e-green plateformë.
2
Listo produktet si shitës apo blerës duke shtuar njoftime rreth atyre produkteve
3
Shit produkte duke shtuar shpallje dhe Blej produktet që të interesojnë përmes ofertave.
Gjej ofertën që të intereson përmes kërkimit të avansuar. Kontakto fermerin në Chat. Jepe porosin...Bëje marrëveshjen.
Shto ofertën pa pagesë në databazën e Agromarket KS. Të interesuarit do të ju kontaktojnë përmes Chat. Merre porosinë...Bëje marrëveshjen.
Tregu i gjelbër virtual AgromarketKS është zhvilluar në kuadër të projektit “Zhvillimi i komunitetit për përmirësim të mirëqenies dhe ndërtim të besimit” që mbështetet nga Agjencia për Bashkëpunim Ndërkombëtar e Japonisë (JICA) në mbështetje të fermerëve të dëmtuar nga pandemia e COVID-19. Projekti zbatohet nga Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7, kompania konsulente Sigma BMC dhe ka mbështetjen e qeverisjes lokale të komunës së Gjakovës, Suharekës, Shtërpces dhe Parteshit. Përfaqësuesit e komunave të përmendura dhe shoqatat e fermerëve në tre vitet e fundit janë trajnuar nga JICA dhe luajnë një rol të rëndësishëm në rrjetëzimin e fermerëve dhe mbështetjen e projekteve.